Përplasje e ashpër mes Faton Abdullahut dhe Rron Gjinovcit

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Faton Abdullahut dhe Rron Gjinovcit

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:51
Faton Abdullahu dhe Rron Gjinovci

Opinionisti Faton Abdullahu ka zhvilluar një debat të ashpër me aktivistin e shoqërisë Rron Gjinovci. Dyshja nuk janë pajtuar rreth zhvillimeve të fundit në LDK, dhe shkarkimit të Vjosa Osmanit nga dy pozitat në këtë parti.

Gjinovci thotë se nuk pajtohet me qasjen politike të kryetares së Kuvendit, por se ajo ka qenë konsistente kundër Partisë Demokratike të Kosovës. Thotë se s’ka lidhje me ndonjë kalim të mundshëm të saj në VV, për shkak të ndryshimeve në qëndrime.

Ai e quajti Abdullahun në T7 seksist kur i tha se “s’e përkrah Vjosën sepse është femër’.

Kjo solli reagimin e Abdullahut, i cili kundërshtoi një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat