Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 08:08
Ilustrim

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku në rend dite është ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon 23 qershorin – Ditën Olimpike, me ç’rast do të bëjë zbulimin e Rrathëve Olimpik para Shtëpisë së Sportit. (Ora 10.50)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. (Kuvendi i Kosovës, ora 11.00)

Ministria e Punëve të Brendshme shënon Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civilë. (Instituti i Kosovës për Administratë Publike, përballë Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Lufta për statistikat e korrupsionit”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11.00)

Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të sektorit privat të Kosovës, kompanitë e Radio-Taksive do të protestojnë para Komunës së Prishtinës. (Ora 11:00-12:00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini pret në takim ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi. (Kabineti i kryetarit, objekti i Komunës, ora 12:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon 23 qershorin – Ditën Olimpike, me ç’rast do të bëjë mbjelljen e 20 deri 30 drunjve ku secila federatë dhe sportistë elitarë, do të kenë mundësinë ta mbjellin një dru me emrin e tij/saj. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës përmes aplikacionit ZOOM. (KGJK, ora 14.30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat