Driton Tali ironizon me Grenellin, u djeg pak po nejse

Aktuale

Driton Tali ironizon me Grenellin, u djeg pak po nejse

Nga: A. J Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:42
Richard Grenell

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Driton Tali përmes një postimi në facebbok ka ironizuar me fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e sidomos me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksander Vuçiq.

Tali ka thënë se Gjermania është më e rëndësishme se secili do diplomat i sojit "here today gone tomorrow".

Postimi i plotë:

Gjermania është më e rëndësishme se secili do diplomat i sojit "here today gone tomorrow".

Prandaj mos u habitni pse u kalua nga qasja: "ShBA do ta respektojë secilën marrëveshje që Kosova (lexo: Thaçi) me Serbinë (lexo: Vuçiqi) do ta arrijnē vullnetshëm" në deklaratën: s'ka ndryshim të kufijëve!!!

Që nuk më besoni mua pyetne Grenellin sa e rëndësishme është Gjermania. Sepse ai e din. U djegë pak po nejse, secila shkollë paguhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat