Tahiri: LDK-ja po punon me projekte të PDK-së, kësaj Qeverie nuk duhet t`i lihen në dorë miliona euro

Aktuale

Tahiri: LDK-ja po punon me projekte të PDK-së, kësaj Qeverie nuk duhet t`i lihen në dorë miliona euro

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:32
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria “Hoti”, është duke punuar me projekte të PDK-së.

“Është interesant me e pa LDK-në sot duke kërkuar ndihmë për qytetarët në kohë pandemie me projekte të cilat i la të gatshme PDK-ja, ose ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza. Këtu e shohim paaftësinë e kësaj Qeverie, se çfarë agjende dhe çfarë prioritetesh ka për të adresuar sfidat të cilat i presin qytetarët tonë dhe padyshim që më së shumti bizneset që janë duke pësuar nga kjo pandemi”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij këto marrëveshje ndërkombëtare nuk duhet që të votohen sot në Kuvend.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto marrëveshje sot të mos votohen, sepse nuk duhet të lënë qasje në këto qindra miliona euro kësaj Qeverie të papërgjegjshme”, ka thënë tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat