​VV-LDK-së: Pse nuk kërkoni ndihmën e Thaçit për t’i bërë votat për marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

​VV-LDK-së: Pse nuk kërkoni ndihmën e Thaçit për t’i bërë votat për marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:11
Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për marrëveshjet ndërkombëtare për kalimin e të cilave kërkohet vota e 2/3 të deputetëve.

Refuzimi për të votuar këto marrëveshje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e ka të vështirë kalimin e tyre nga ana e koalicionit qeveritar në krye me LDK.

Mirëpo, deputeti i VV-së, Fitim Uka ka pyetur kolegët e tij të LDK-së se pse nuk po e shfrytëzojnë ndihmën e mikut duke nënkuptuar për presidentin Hashim Thaçi për të siguruar votat për kalimin e këtyre marrëveshjeve njëjtë siç kishte ndodhur në seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

Uka: Pse nuk po e thërrisni Thaçin për votat

“Nuk e kam shumë të qartë kolegët nga LDK po ankohen kaq shumë kur kanë mundur fare lehtë që mbrëmë në ora 01:00 të natës ta shfrytëzojnë këtë opsionin ‘telefono mikun’, ta telefonojnë presidentin Thaçi dhe ai ka zell që përherë t'ju ndihmojë, apo edhe një sugjerim tjetër, tash që ky kryeministri legal ka shkuar në takim me të mund ta shfrytëzojë edhe këtë mundësi dhe t'i bëjë votat e nevojshme”, deklaroi Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat