Paralajmërohet degradim i MPJ-së, vjen lajmi për ambasadorët e shkarkuar nga Glauk Konjufca

Aktuale

Paralajmërohet degradim i MPJ-së, vjen lajmi për ambasadorët e shkarkuar nga Glauk Konjufca

Nga: A. J Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:30
Glauk Konjufca

Dy muaj më parë kur Glauk Konjufca ishte Ministër i Punëve të Jashtme kishte shkarkuar 14 ambasador e konsuj. Ai kërkoi tërheqjen e shtatë ambasadorëve përfshirë edhe Vlora Çitakun, e cila është e akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2015. Se a mund të rikthehen në pozitat e mëparshme dhe degardimi që po i ndodh MPJD-së, ka reaguar ish këshilltari i Glauk Konjufces, Kreshnik Ahmeti.

Ai përmes një postimi në facebook ka thenë paraljmeruaur rikthminin e degradimi i MPJD-së dhe Shërbimit të Jashtëm.

E tërë kjo ndodhë derisa ai ka në fuqi dekretin e Presidentit për të qenë ambasador dhe pa lajmëruar shtetin pritës. Ky veprim është shkelje ligjore në dy kuptime: së pari si diplomat i karrierës në detyrë, pa ndjekur procedurat e parapara, ai angazhohet aktivisht politikisht, gjë që bie ndesh me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe me parimin e paanshmërisë politike të diplomatëve të karrierës. Së dyti, caktimi në një pozitë të lartë politike, pa kërkuar paraprakisht tërheqjen e tij nga detyra e ambasadorit, është veprim i paprecendet i cili ofendon shtetin pritës ku ai është ambasador dhe dëmton kredibilitetin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Rikthehet degradimi i MPJD-së dhe Shërbimit të Jashtëm

Dje Qeveria e Kosovës e paska caktuar si zv. Ministër të MPJD-së ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, i cili formalisht vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës.

 

E tërë kjo ndodhë derisa ai ka në fuqi dekretin e Presidentit për të qenë ambasador dhe pa lajmëruar shtetin pritës. Ky veprim është shkelje ligjore në dy kuptime: së pari si diplomat i karrierës në detyrë, pa ndjekur procedurat e parapara, ai angazhohet aktivisht politikisht, gjë që bie ndesh me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe me parimin e paanshmërisë politike të diplomatëve të karrierës. Së dyti, caktimi në një pozitë të lartë politike, pa kërkuar paraprakisht tërheqjen e tij nga detyra e ambasadorit, është veprim i paprecendet i cili ofendon shtetin pritës ku ai është ambasador dhe dëmton kredibilitetin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

 

Do të ishte plotësisht në rregull po të ndiqeshin procedurat e parapara për këtë veprim. Por, ato procedura marrin kohë dhe duket që kjo Qeveri e ka kuptuar që përveç legjitimitetit është në mungesë të madhe edhe të kohës dhe po mundohet të realizoj interesat e veta sa më shpejt. Gjithashtu, do të jetë interesante të shohim nëse Presidentit i duhen 5 muaj për ta tërhequr dekretin për këtë ambasador, siç po i vonon terheqjet e ambasadorëve politik që po qëndrojnë jashtëligjshëm në një mandat të dytë.

 

Në bazë të veprimeve të para të kabinetit të ri në MPJD, është e qartë se Shërbimi i Jashtëm i është kthyer degradimit të mëparshëm. Me këtë ritëm, nuk është befasi nëse i shohim edhe 14 konsujt e paligjshëm të shkarkuar nga Ministri Konjufca, duke u kthyer në pozitat të cilat ligjërisht nuk u takojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat