Osmani: Qeveria të mos i mbajë ligjet në sirtarë e të mos punojë me inate politike, por t’i sjellë në Kuvend

Aktuale

Osmani: Qeveria të mos i mbajë ligjet në sirtarë e të mos punojë me inate politike, por t’i sjellë në Kuvend

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:33
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në shumë raste debati i sotëm do të duhej të ndërprehej, pra sipas saj do të duhej t’i ndalej fjala mbi 90% prej deputetëve e ky s’është qëllimi i saj.

“Duhet angazhuar të gjithë në debat pasi kemi të bëjmë me marrëveshje që kërkojnë vota të shumta, pra 2/3 e votave, e kjo është përtej shumicës së qeverisë. Unë s’e mbaj ndërmerren që debati ka qenë strikt as në legjislaturat e kaluara, ka gjithmonë del jashtë temës, por për mua është me rëndësi të sqaroj çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare sepse kanë qenë gjithë ato mbledhje të Kryesisë, që dikush i cilëson të kota por së paku kemi diskutuar që të në kohë pandemie të mos bllokohen, për shkak se disa prej tyre janë marrëveshje të negociuara me Bankën Botërore, e tani u tha se do të përdoren edhe për çështje të pandemisë. Gati dy muaj kërkuam që të marrim përkrahje nga Grupet Parlamentare që këto marrëveshje të votohen në Kuvend. Sepse  derisa s’ndalohet që të procedohen materiale nga qeveria e kaluar s’pati asnjë pengesë ligjore që ato të votoheshin edhe pas 25 marsit, pra deri më 3 qershor e vetmja pengesë ka qenë mungesa e vullnetit politik, pati edhe interpretime të tjera në Kryesinë e Kuvendit por meqenëse kanë tentuar në çdo mënyrë që këto marrëveshje të silleshin në Kuvend për votim edhe pas 25 marsit besoj se e kanë mbi të gjitha të drejtën morale që të njëjtën gjë të kërkojë edhe sot”, tha Osmani.

Ajo shtoi se jeton së paku gjashtë muaj në vit në komunën e Gjilanit, ku ka mungesë të madhe të ujit.

“Në kohë pandemie e gjithë Anamorava s’ka ujë me i la duart, e ne kërkojmë ujë për higjienë e ajo s’po bëhet pra as minimumi. Modeli që jepet sipas mendimit tim kanë të bëjnë me dy marrëveshje me Bankën Botërore që kredibiliteti ynë të ketë marrëveshje me Bankën Botërore në mënyrë që të jemi në kontakt për të furnizuar projektet. Edhe nëse brenda një viti do të ketë qeveri tjetër, atyre s’do tu interesojë emri i qeverisë. Pra kam insistuar që brenda këtyre ditëve të arrihet një gjuhë e përbashkët, u dha një mundësi që nëse tri ligje që janë dërguar në opinion ndoshta munden që pastaj të kenë përkrahje. Prandaj kërkoj nga qeveria të mos i mbajë më ato ligje në sirtarë të veta e të mos punojë me inate politike, por le t’i sjellë këtu sepse është e turpshme që ky kuvend ka listuar Ligjin Anti-Covid-19 e qeveria s’ka lejuar që të vijë ky ligj të votohet në Kuvend, e  ka bllokuar mes marsit deri ne qershor e tani krijojnë Grup Punuese për të hartuar ligj anti-covid por s’ka nevojë sepse ai është i krijuar”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat