Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër Mefail Bajqinovcit: Marre duhet me të ardhë, unë u skuqa kur e përmende…

Aktuale

Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër Mefail Bajqinovcit: Marre duhet me të ardhë, unë u skuqa kur e përmende…

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:52
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, duke thënë se duhet t’i vijë turp që e përmendi ish-deputeten Flora Brovina.

Musliu foli edhe për motrën e saj, e cila ka qenë e punësuar në institucione shtetërore, duke thënë se ajo posedon shkollimin adekuat për atë punë.

“Marre duhet me të ardhë që e përmend Flora Brovinën për keq. Unë u skuqa kur e përmende. Ajo gjithë jetën ia ka kushtuar këtij vendi. Bëhu me kulturë o deputet. Marre duhet me të ardhë. Sot u përmend edhe motra jonë. Skam dashur që asnjëherë cështjet e familjes sime ti sjell në Kuvend. Po të përgjigjna që Fatmire Musliu është qytetare e këtij vendi. Ajo e ka kryer shkollimin adekuat. Jam krenare me të arriturat e saj. Asnjëherë nuk do lejoj që ajo ti nënshtrohet ambasadorëve zvarranik”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat