Kjo është kërkesa e deputetës Marigona Geci për Vjosa Osmanin

Aktuale

Kjo është kërkesa e deputetës Marigona Geci për Vjosa Osmanin

Nga: N.Sh. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:12
Vjosa Osmani dhe Marigona Geci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Marigona Geci është përfshirë në debatin parlamentar ku sot ishte mjaftë i ashpër e shpeshherë ishte edhe fyes në mes të deputetëve të Kosovës.

Geci në fjalimin e saj, ka kërkuar që deputetët e Kosovës të kenë kujdes më fjalorin dhe shprehjet që i përdorin në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ajo ka thënë se fjalori i gjuhës shqipe kamjaftueshëm fjalë që të shprehin mospajtimin me një gjuhë parlamentare të butë dhe të arsyeshme.

Geci ka kërkuar edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që deputetët e rinj të i ndihmojë për sjelljen e praktikave të reja dhe më të mira në Kuvend.

Fjalimi i plotë:

Ashtu siq jemi te zgjedhurit e popullit ta zgjedim edhe gjuhen e komunikimit mes vete

Unë dua të ndërlidhem tek përdorimi i gjuhës parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ne këtu të gjithë jemi të zgjedhurit e popullit dhe duke pas parasyshë që jemi të zgjedhurit e popullit besoj se edhe ne do të duhej  që ashtu siç jemi të zgjedhur ti zgjedhim edhe fjalët më të mira të mundshme për komunikim dhe për të bërë politikë.

Edhe kur kundërshtojmë politikat e njëri-tjetrit, edhe kur nuk pajtohemi me njëri-tjetrin, fjalori i gjuhës shqipe ka fjalë të mjaftueshme që ta shprehim mospajtimin me një gjuhë parlamentare të butë, të pranueshme dhe të arsyeshme.

Edhe kur dëshirojm të flasim për njëri-tjetrin të përqendrohemi në politikat kundërshtuese dhe jo në degradim duke u munduar që kundërshtarin politik ta fyejmë e ta degradojmë edhe në baza personale, që nuk kanë lidhje me politikën.

Kërkoj nga kryetarja e Kuvendit, që neve deputetëve të rinjë të na ndihmojë për sjelljën e praktikave të reja më të mira në Kuvendin e Kosovës dhe të lejoj vetëm aprovimin e një gjuhe parlamentare të pranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës, te butë, argumentuese dhe kuptim plotë.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare që kanë me u ratifikuar në Kuvend nuk lidhen me subjekte politike, por lidhen drejtpërsëdrejti me qytetarët e Republikës së Kosovës.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat