Replika mes Hotit e Bulliqit për zgjedhjet e Serbisë të mbajtura në Kosovë

Aktuale

Replika mes Hotit e Bulliqit për zgjedhjet e Serbisë të mbajtura në Kosovë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:55
Avdullah Hoti Shpejtim Bulliqi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjedhjet e Serbisë, të mbajtura në fundjavë në Kosovë, janë lejuar të organizohen, sikurse kanë qenë të organizuara nga OSBE-ja edhe që nga viti 2012.

Ai tha se kërkesa për 140 pika grumbulluese ka qenë edhe gjatë Qeverisë Kurti, por askush nuk i është përgjigjur.

“Zgjedhjet që ndodhën në Serbi vikendin që shkoi, organizohen nga OSBE-ja. Ata kanë kërkuar që të kenë 140 pika grumbulluese dhe nuk janë lejuar. Unë kam leju të njëjtat aranzhime që i kanë pasur institucionet e Kosovës nga viti 2012 e knej, OSBE-ja nuk e merr përsipër organizimin e pikave grumbulluese, pa miratimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo kërkesë ka pritur në tavolinë që nga Qeveria e kaluar, ka qenë aty dy apo tri javë, nuk është aprovu as refuzu”, tha Hoti.

Ndërsa, një replikë  e pati nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i cili tha se nuk ka pasur pika grumbulluese por organizim të zgjedhjeve, ku madje është bërë fushatë

“Sa për njohurinë e zotëri Hotit, në Kosovë nuk ka pas grumbullim të votave të serbëve, por janë realizuar votime të rregullta nëpër të gjitha komunat ku ka serbë shumicë. Zotëri Hoti ka pasur për obligim që së paku këtyre partive politike që e kanë kokën në Serbi të ua ndalojë përdorimin e logove ku kanë ba fushtatë zgjedhore ku Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë”, tha Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat