Kryeministri Hoti thërret mbledhje të Qeverisë në ora 20:00

Aktuale

Kryeministri Hoti thërret mbledhje të Qeverisë në ora 20:00

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:12
Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 20:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media lëshuar nga Qeveria.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 23.06.2020, Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se për çka do të diskutohet në mbledhjen e sotme të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me ministrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat