Përplasen Abrashi i VV-së me Bislimin e LDK-së

Aktuale

Përplasen Abrashi i VV-së me Bislimin e LDK-së

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:45
Abrashi dhe Bislimi

Kanë zhvilluar replika të ashpra Abrashi i VV-së me Bislimin e LDK-së. Palët nuk pajtohen për çështje të ndryshme. Dialogu ka qenë përsëri kryetema e debatit.

Në një transmetim live nga kuvendi i Kosovës, janë përplasur deputeti i VV-së Artan Abrashi dhe ai i LDK-së Faton Bislimi.

Deputetët në fjalë kanë shkëmbyer një mori replikash të ashpra për çështje si, (keq)qeverisja e LDK-së në Gjilan, (mos)legjitimiteti i Qeverisë Hoti e deri tek procesi i dialogut me Serbinë

Bislimi i LDK-së në lidhje me dialogun me Serbinë është shprehur i bindur se “ky proces është i nevojshëm dhe është optimist për rezultatin, dhe garanci për ketë çështje është prezenca e ShBA-ve në këtë dialog”.

Ndërsa Abrashi i VV e ka përsëritur qëndrimin e njohur të partisë së tij duke thënë se “ky proces është misterioz, i rrezikshëm dhe pa plan konkret se si duhet t’i qaset qeveria këtij problemi”.

Deri më sot këto dy parti, LDK dhe VV kanë shkëmbyer vazhdimisht kritika në adresë të njëra tjetrës rreth procesit të dialogut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat