Tahiri-Hotit: Kushtetutën e ke obligim me e respektu, nuk na prezantuat asnjë platformë për dialog

Aktuale

Tahiri-Hotit: Kushtetutën e ke obligim me e respektu, nuk na prezantuat asnjë platformë për dialog

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 00:00
Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në seancën ku po diskutohet për dialogun më Serbinë i ka thënë Hotit se do të duhej të kishte një dokument që do t’ua prezantonte deputetëve para rifillimit të dialogut.

“E dëgjuam kryeministrin që tha platforma në dialog do të jetë Kushtetuta. Pra, Kushtetua është akti më i lartë  i vendit dhe besoj këtu e ke obligim më e respektu. Në anën tjetër besojë se duhet me pas një dokument, i cili do të duhej me ju prezantuar sot deputetëve të Kosovës para fillimit të këtij procesi”, tha Tahiri.

Tahiri tha se në një afat kohorë për 6 muajsh pati një taksë kundër Serbisë, zëvendësimin e saj me reciprocitetin dhe tash tërheqje nga reciprociteti.

“Pra në një afat kohorë për 6 muajsh patëm një taksë kundër Serbisë, zëvendësimin e saj me reciprocitetin dhe tash tërheqje nga reciprociteti. Të gjitha këto të ndërlidhura me dialogun. Ky realitet tregon se si duken këta pushtetar që breng nuk e kanë shtetin po pushtetin. Një sjellje e tillë në këtë 6 muaj ka të përbashkët 3 kryeministra, ku e veçanta e kësaj ka dhe eksperimenti i tyre më shtetin e Kosovës. Kur debati për taksën ishte shterur nga Haradinaj erdhi Kurti që më një dramë e hoqi atë pa dinjitet. Ashtu siç ishte vet pa dinjitet, pa dinjitet e vendosi reciprocitetin në orën e fundit si kryeministër dhe kështu kryeministri aktual, Avdulla Hoti e tërhoqi që në orën e parë të tij. Pra, Haradinaj nuk i fitoi zgjedhjet më taksën, e Albin Kurti e humbi për 50 ditë atë që e fitojë, e Avdullah Hoti që sot s’ka fituar asgjë po përpiqet ta vendos një agjendë mbi humbësit e tjerë para tij”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat