Ish-diplomati reagon pasi Qeveria e Kosovës lejoi dasmat

Aktuale

Ish-diplomati reagon pasi Qeveria e Kosovës lejoi dasmat

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 08:21
Lulzim Peci

Ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vendimit për lejimin e dasmave nga 1 korriku.

Sipas tij, ekzekutivi i vendit është dashur t’i ashpërsojë masat, e jo të marrë këso vendime.

“Në dasma me maska. Qeveri e Kosovës, a je ne vete se çfare je duke bë. Në vend se të ashpërsohen masat e mbrojtjes nga COVID-19, ju po shkoni në drejtim kundërt.

Tani si po duket i vetmi shpëtim do të jetë kujdesi individual i çdo qytetari të Kosovës. Por, duke e pa se çfarë vetëdije kemi, kjo vështirë se do te kryej punë. N’dorë të Zotit”, ka deklaruar Peci.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se është lejuar mbajtja e dasmave.

“Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat