Kush është Adem Hoxha që u takua me të gjithë liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe kush kërkoi arrestimin e tij?

Aktuale

Kush është Adem Hoxha që u takua me të gjithë liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe kush kërkoi arrestimin e tij?

Nga: N.Sh. Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:02
Adem Hoxha në takime me liderët...

Të dielën Serbia organizoi zgjedhjet e përgjithshe parlamentare. Këto zgjedhje ishin organizuar edhe në Kosovë, ku shumë qytetarë serbë kanë votuar edhe pse kjo është jashtëkushtetuese, pasi një shtet që nuk e njeh Kosovën organizoi zgjedhjet për të votuar komuniteti i tyre.

Megjithatë, kishte edhe reagime të shumta edhe ndaj organizatorëve të tyre.

Njëri prej organizatorëve ishte edhe Adem Hoxha dhe vëllai i tij Rexhepi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ademi tashmë i njohur për shumë kë në Kosovë, ku kishte takime pothuajse me të gjithë liderët politik në Kosovë, shihet në fotografi mjaft i buzëqeshur edhe me liderët serbë.

Mirëpo, ndaj tij kishte reaguar kryetari i “komunës së pavarur të Gorës”, Safet Kushi, ku kishte kërkuar nga autoritetet e sigurisë që sa më parë të ndërmarrin masa ndaj Rexhep Hoxhës dhe vëllait të tij Ademit për shkak të organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Me këtë rast ai u bëri thirrje publike OSBE-ë UNMIK-ut dhe BE-së në Kosovë, Policisë në Dragash dhe qytetarëve të Gorës të mos bien pre e mashtrimeve me zgjedhje.

“Grupi kriminal i drejtuar nga Rexhep Hoxha dhe vëllai i tij Adem Hoxha, përndryshe koordinatorë të mirënjohur të krimeve nga kohën e regjimit të Millosheviçit, po organizojnë zgjedhje në OJQ Autoriteti i përkohshëm, Vraniç në Gorës. Rexhep Hoxha në mënyrë të rreme pretendon të jetë i dërguar posaçëm i Aleksandër Vuçiq dhe BIA-s Serbe. Është vetëm çështje mashtrimi dhe abuzimi për përfitime personale. Ata janë në bashkëpunim me organizatën mafioze të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, për të cilin është lëshuar dhe urdhër-arresti në Kosovë. Bëhet fjalë për pastrim parash dhe mashtrim”, kishte deklaruar ndër tjera Kushi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat