Zv/ministri ndërhyn në konkursin e MSH-së, u bën thirrje kandidatëve ta kontaktojnë

Aktuale

Zv/ministri ndërhyn në konkursin e MSH-së, u bën thirrje kandidatëve ta kontaktojnë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:43
Eldis Abazi

Një zëvendës-ministër i Qeverisë së Avdullah Hotit ka ndërhyrë në konkursin që pritet të bëhet për rekrutimin e specialistëve mjekësorë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Përkatësisht, zëvendësministri i Zhvillimi Rajonal, Eldis Abazi iu ka shpjeguar kandidatëve që vijnë nga komuniteti boshnjak, e që pritet të pranohen si staf mjekësor procedurat lidhur me kohëzgjatjen e punës dhe pagat, derisa në fund u ka sugjeruar atyre që ti drejtohen nëse kanë nevojë për ndihmë rreth konkursit.

Ai madje ka thënë se mund edhe të takohen për t’u shpjeguar procedurat.

“Të nderuar boshnjakë, në këtë mënyrë ju informojmë se të gjithë kandidatët që kanë garuar në konkursin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për mjekë, specialistë mjekësorë dhe staf tjetër mjekësor në periudhën nga 3 deri në 6 muaj, mund të na kontaktoni, për tu takuar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat