Shoqata e Halil Kastratit pranon donacion një veturë luksoze: Çmimi i saj sillet rreth 51 mijë euro

Aktuale

Shoqata e Halil Kastratit pranon donacion një veturë luksoze: Çmimi i saj sillet rreth 51 mijë euro

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ ka pranuar donacion një veturë Mercedes-Benz, ku çmimi i saj sillet rreth 51 mijë euro. Vetura Mercedes VClass 220, është e vitit 2019 dhe mjaft luksoze.

Drejtori i shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se sot ka pranuar një donacion special për shoqatën që ai e udhëheqë.

Donacioni që ka pranuar, është një veturë Mercedes-Benz VClass 220, e vitit 2019.

”Shoqatës tonë sot ju dhurua donacion kjo veturë e ardhur nga një bashkatdhetar i jonë me banim në Zvicër. Makina do të jetë në shërbim të shoqatës e në veçanti në shërbim të shtëpisë së të moshuarve. Falënderojmë vëllanë M.A. me banim në Zvicër për këtë donacion të rëndësishëm”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Vetura Mercedes Benz VClass 220 e vitit 2019, kushton rreth 51 mijë euro dhe është mjaft luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat