A do të japë Thaçi dorëheqje pas aktakuzës së Tribunalit Special për krime lufte?

Aktuale

A do të japë Thaçi dorëheqje pas aktakuzës së Tribunalit Special për krime lufte?

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:27
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi në prill kishte thënë në emisionin  Pressing të T7, se nuk jep dorëheqje nëse e fton për intervistim Tribunali Special. Megjithatë, ndaj tij tashmë është dorëzuar një aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Thaçi i pyetur në Pressing se a jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia, kishte mohuar diçka të tillë.

“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, ka thënë ai.

Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 vrasje.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.

Kjo zyrë thotë se është detyruar ta bëjë publike aktakuzën, për shkak se, sipas saj, Thaci e Veseli i kanë bërë vazhdimisht presion dhe kanë tentuar që vazhdimisht ta pengojnë punën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat