Donika Gërvalla ka një kërkesë për Hashim Thaçin

Aktuale

Donika Gërvalla ka një kërkesë për Hashim Thaçin

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:32
Donika Gërvalla

Sot Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë pulbike aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilës kreu i shtetit është i dyshuar për krime të ndryshme. Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli e të tjerë dyshohet se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje.

E pas ngritjes së kësaj aktakuze ka reaguar Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka kërkuar dorëheqjen sa më të shpejtë të presidentit të shtetit, Hashim Thaçi.

Sipas saj, çdo vonim në këtë drejtim, e dëmton Kosovën edhe më tepër.

“Hashim Thaçi duhet SOT të japë dorëheqje. Çdo minutë vonesë e dëmton edhe mê shumë Kosovën e dërrmuar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla pas bërjes publike të aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat