Behgjet Pacolli: UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë

Aktuale

Behgjet Pacolli: UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë

Nga: N. H Më: 24 qershor 2020 Në ora: 18:44
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Begjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar aktakuzat e Gjykatës Speciale, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Pacolli thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë.

Ai po ashtu shprehet se beson se Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin do të dalin të pafajshëm.

Ja shkrimi i tij:

Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin.

UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat