Cakaj: Jam i bindur në pafajësinë e plotë të Thaçit e Veselit, asnjë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Aktuale

Cakaj: Jam i bindur në pafajësinë e plotë të Thaçit e Veselit, asnjë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 20:55
Gent Cakaj

Lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit a reaguar edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Cakaj shkruan se  lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.

“Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës! Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë askush nga historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës e ndërtimin e saj. Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat