Analisti i njohur: Nuk ka më kuptim të takohen Kosova dhe Serbia

Aktuale

Analisti i njohur: Nuk ka më kuptim të takohen Kosova dhe Serbia

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:47
Avdullah Hoti

Analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar dorëzimin e aktakuzave ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara.

Paçarizi tha ngjarja e sotme e ka minuar dialogun Kosovë-Serbi.

“Ashiqare po, kjo e ka dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës. Tashmë presidenti e ka anuluar vizitën e tij në Washington. Po ashtu edhe kryeministri Hoti nuk dihet nëse do të udhëtoj në Bruksel më së pari. Këtu shihet se publikimi i kësaj e ka arritur efektin e vet sepse e ka kthyer Thaçin në shtëpi”.

“Prokurori në publikimin e aktakuzës është shprehur se Thaçi dhe Veseli kanë ndërmarrë hapa për një veprim politik siç është zhbërja e Gjykatës Speciale. Ndoshta si arsyetim do të mund të ishte se ata nëse do të mund të kishin tentuar të ndërhynin tek dëshmitarët apo në proces”.

Ai theksoi se tani më nuk ka kuptim të takohen Kosova dhe Serbia.

“Gjykata e ka tejkaluar kompetencat e veta. Gjykata nuk mund të ndërhyjë në veprimet politike. Kjo e ka minuar dialogun dhe tani nuk ka më kuptim që të takohen edhe Kosova dhe Serbia. Hashim Thaçi e ka anuluar takimin dhe kjo është për t’u çmuar në aspektin diplomatik”.

Analisti dhe profesori universitar ndër të tjera tha se veprimet e tilla si kjo e sotmja e ka dëmtuar Gjykatën Speciale.

” Para se gjithash kjo sot i ka dëmtuar dhomat e Gjykatës Speciale. Aktakuza nuk është konfirmuar akoma, ndoshta edhe mund të mos ketë aktakuzë. Aktakuza duhet të konfirmohen. Unë mendoj që Hashim Thaçi, në aspektin moral e ka kryer një obligim duke e anuluar takimin në Washington”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat