Suspendohet polici Gëzim Krasniqi, në Facebook shprehi gëzim për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Suspendohet polici Gëzim Krasniqi, në Facebook shprehi gëzim për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 00:37
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Polici Gëzim Krasniqi është suspenduar sot nga detyra, pasi i njëjti shfaqi në Facebook lumturi për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar se polici në Prishtinë, Gëzim Krasniqi është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti shfaqi në Facebook ndjenja gëzimi për aktakuzat ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Është suspenduar”, ka thënë shkurt Drejtori i Policisë, kur është pyetur në lidhje më këtë rast, që ishte publikuare edhe në mediat vendore.

Polici Krasniqi, i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin në rrjetin social Facebook dhe se ndjehet i kënaqur (lexo: feeling happy ka shkruar në Facebook).

Image

Krasniqi u bë i njohur gjatë vitit 2018, kur në Prishtinë ai ishte fotografuar duke ledhatuar një qen, foton e kishte realizuar atë kohë Armend Nimani.

Kujtojmë se një urdhëresë e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Ky veprim ka ardhur pasi krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat