A jemi shtet – po! Kryeministri Hoti duhet t’i dal Zot Kosovës, të shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe t’ia përplas fytyrës Vuçiqit...

Aktuale

A jemi shtet – po! Kryeministri Hoti duhet t’i dal Zot Kosovës, të shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe t’ia përplas fytyrës Vuçiqit...

Nga: N.Sh. Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:24
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Pas publikimit të aktakuzës për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreut të SHIK-ut e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, është anuluar edhe takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Këtë takim e kishte organizuar emisiari special Richard Grenell, mirëpo presidenti i Kosovës me të kuptuar për ngritjen e aktakuzës e ka anuluar takimin, njëjtë ka vepruar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Për anulimin e këtij takimi kemi pa shumë reagime.

Normalisht Kosova si shtet i pavarur e sovran është dashur të marrë pjesë në këtë takim edhe pa presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Madje kjo do të ishte jashtëzakonisht e mirë për Kosovën, nëse kryeministri do të kishte guxim që të përballet për herë të parë me presidentin serb Aleksandër Vuçit.

Rastin nuk duhet humbur, e këtë rast është dashur ta shfrytëzon kryeministri Avdullah Hoti që t’ia përplas për fytyre presidentit Vuçiq të gjitha faktet për krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai për herë të parë ka pas mundësinë që para Grenellit e ndoshta edhe para presidentit amerikan Donalt Tramp, ta thotë të vërtetën e madhe që pas presidentit historik Ibrahim Rugovës, nuk ia tha askush Serbisë në prezëncën amerikane.

Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, andaj fuqishëm është dashur të reagoj kryeministri Hoti dhe jo të anuloj vizitën e të mos e marr guximin për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës.

Kjo është një ligështi e tij, sikurse e LDK-së, pasi nuk guxuan të shkojnë pa miratimin e Thaçit në Uashington dhe të përballen me serbët.

Por, nëse liderët e Kosovës nuk përballën me Serbinë, atëherë kush duhej ta bëj për neve këtë. Pse e rrëzuan Qeverinë Kurti këta politikanë të cilët tash po tremben!

Për shkuarjen e kryeministrit në Uashington ka reaguar edhe Xhevat Rexhaj, një veprimtar i LDK-së në disporë.

Ai kërkon që të shkon Hoti në Uashington.

“Kryeministër prof. A. Hoti duhesh të jesh me 27 qershor në Uashington!

Kryeministri i Republikës së Kosovës sipas kushtetutës dhe ligjeve te Republikës është ekzekuzivi i shtetit. Z. A. Hoti duhet, pra DUHET të jetë të shtunën në Shtepine e Bardhë aty ku është ndertue shteti i Kosovës. Me 27 qershor kryeministri sipas vendimit të Gj. Kushtetuese udhëheq bisedimet, këtu nuk ka Kuli mili.

E nëse kërkohet nga Shtepia e Bardhë të mos ketë takim, është krejt diçka tjetër.....”, ka shkruar ai në Facebook.

E një thirrje të tilël e ka bë edhe Saim Tahiraj një veprimtar tjetër i LDK-së në diasporë dhe bashkëpunëtor i Sali Çekajt.

“Kursesi nukë guxojmë të ndalemi, takimi në Shtëpinë e Bardhë duhet të realizohet! Kryeministër Hoti vetëm përpara, nuk ka kthim mbrapa! Vetëm armiqtë e Kosovës e deshirojnë këtë dështim! Me SHBA deri në fitoren përfundimtare!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat