Qalaj: U suspendua polici që u gëzua për aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Qalaj: U suspendua polici që u gëzua për aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:06
Rashit Qalaj

Polici me inicialet G.K është suspenduar të mërkurën nga detyra, pasi i njëjti shprehu gëzim në rrjetin social në Facebook, për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Lajmin për media  e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Qalaj theksoi se Policia e Kosovës i ka të ndaluar komentet pozitive apo negative në rrjete sociale të zyrtarëve policorë.

“Dje është suspenduar zyrtari policor. Ju e dini që i kemi ndaluar komentet pozitive dhe negative nëpër rrjete sociale. Kjo është arsyeja e suspendimit të tij”, tregoi Qalaj.

Ndryshe, një urdhëresë e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat