Luma: UÇK është ADN-ja e pastër e lirisë se Kosovës

Aktuale

Luma: UÇK është ADN-ja e pastër e lirisë se Kosovës

Nga: A. J Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:23
Foto Ilustrim

Ernest Luma ish anëtari i AAK-së i ka dal në mbrojtje luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se UÇK është ADN-ja e pastër e lirisë dhe pavarësisë sonë, kurse Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë pjesë e patjetërsueshme dhe qenësore e saj.

Ai ka shtuar se luftën e UCK-së nuk mund ta përlyej askush sado që mund të përpiqen.

Postimi i plotë:

UÇK është ADN-ja e pastër e lirisë dhe pavarësisë sonë, kurse Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë pjesë e patjetërsueshme dhe qenësore e saj.

Monstrumë të ndryshëm gjithçka mund të përpiqen të bëjnë, edhe historinë ta lyejnë e përlyejnë, por ashtin dhe ADN-në tonë, kurrë dhe kurrsesi! Ajo është prova themelore e pastërtisë së luftës sonë më të fundit dhe e të gjitha luftërave deri te ajo.

Lufta e UÇK-së ishte vula e ndryshimit epokal te realitetit tonë - nga të robëruar, të poshtëruar e të nëpërkëmbur, në njerëz të lirë e me dinjitet.

E, Veseli e Thaçi ishin bartësit e këtij ndryshimi!

Kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat