Ja çka i tha Avdullah Hotit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, për Gjykatën Speciale?

Aktuale

Ja çka i tha Avdullah Hotit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, për Gjykatën Speciale?

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:36
Charles Michel,Avdullah Hoti

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka folur kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, në lidhje me zhvillimet e reja në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Në lidhje me një aktakuzë që raportohet se është ngritur kundër Presidentit Hashim Thaçi, BE nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian, në lidhje me takimin Charles-Hoti.

Aty citohet të jetë shprehur mbështetje e BE-së në lidhje me funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Është e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë”, citohet të ketë thënë Michel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat