Momenti kur Albin Kurti ia thotë në sy Kadri Veselit: Thaçi po e formon Specialen e PDK-ja do ju dorëzon, VV-ja ju mbronë...

Aktuale

Momenti kur Albin Kurti ia thotë në sy Kadri Veselit: Thaçi po e formon Specialen e PDK-ja do ju dorëzon, VV-ja ju mbronë...

Nga: G.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:40
Albin Kurti

Dje Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

E në një video të publikuar në rrjete sociale, lideri i VV-së, Albin Kurti deklaron se VV në qeverisje asnjëherë nuk do ta dorëzojë askënd në Gjykatën Speciale, shkruan Bota sot.

Kurti sa ishte deputet në qeverisjen e PAN-it, kishte thënë se nuk e njohin Gjykatën Speciale dhe se ata kanë interes që VV të vjen në qeveri, sepse nuk do të bënte dorëzime të tilla.

“Kur të vie Vetëvendosje në pushtet nesër, VV është subjekti në qeveri që juve nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, që na se njohim Gjykatën Speciale. Edhe qeverisja e PDK-së juve do t’ju dorëzojë në Gjykatë Speciale, a qeverisja jonë nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale. Veç se për krimet e plaçkitjes, e të zhvatjes të pasluftës, ne as nuk ju mbrojmë e as nuk ju ndihmojmë. Por, sa për Gjykatën Speciale që ne nuk e njohim, pikërisht qeveria jonë, nuk do të bënte dorëzime të tilla. Kështu që edhe ju keni interes na me ardh në pushtet, edhe ju keni interes na me ardh në pushtet. E keni të vështirë ta pranoni e kuptoni por do të vije dita”, kishte deklaruar Kurti.

Po ashtu, sa Thaçi ishte kryeministër, Kurti në foltoren e Kuvendit kishte deklaruar se ai po e lejon formimin e Gjykatës, sepse mendon se vet nuk do të përfundojë në të, përcjell Bota sot.

“Tribunali apo Gjykata Speciale nuk do të bëhej po të mos donte kryeministri, por Thaçi po e lejon Tribunalin për shkak se ai beson se ai vet nuk do të përfundojë në të. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund t’i ndihmojë Kosovës, do ta bënte këtë duke i treguar kryeministrit që edhe ky vet do të përfundojë aty, sepse po t’i thuhet kryeministrit që edhe vet do të përfundojë aty, s’do të ketë tribunal, por shpresa e këtij që ky vet s’përfundon e shokët e tij po, është një sfidë që duhet të përballemi me të”, kishte deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat