Fetah Rudi përkujton Bardhyl Ajetin: Gazetar i zoti, gjithmonë luftoi ndaj të keqes me shkrimet e tij

Aktuale

Fetah Rudi përkujton Bardhyl Ajetin: Gazetar i zoti, gjithmonë luftoi ndaj të keqes me shkrimet e tij

Nga: G.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:33
Bardhyl Ajeti

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, ka përkujtuar gazetarin e gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti, në 15 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ajeti ishte një gazetar i zoti, që gjithmonë luftonte ndaj të keqes me shkrimet e tij, që në atë kohë pak kush guxonte ta bënte një gjë të tillë, përcjell Bota sot.

Rudi ka thënë se drejtësia për Bardhylin ka munguar, sikur edhe në rastet tjera të vrasjeve të pasluftës.

Postimi i tij i plotë në Faceook:

Ne 15 vjetorin e vrasjes, me dhimbje dhe me respektin me te madh e kujtoj mikun tim, gazetarin e shquar Bardhyl Ajetin. Bardhyli ishte nje gazetar i zoti, qe gjithmone luftoi ndaj te keqes me shkrimet e tij, qe ne ate kohe pak kush guxonte ta bente nje gje te tille. Si ne rastet tjera te vrasjeve te pasluftes, edhe per Bardhylin drejtesia ka munguar. Lavdi jetes dhe vepres se mikut tim, gazetarit Bardhyl Ajeti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat