Tahiri: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ia shuan përgjithmonë ëndrrën jugosllave Veton Surroit

Aktuale

Tahiri: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ia shuan përgjithmonë ëndrrën jugosllave Veton Surroit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:48
Abelard Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka “goditur” ashpër publicistin Veton Surroi.

Tahiri thotë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, ia kanë prishur përgjithmonë shumë ëndrra Veton Surroit.

“Ia kanë prishur ëndrrën e mëkëmbjes së Jugosllavisë, ëndrrën e Beogradit si epiqendër kulturore dhe politike të gravitimit të shqiptarëve, ëndrrën e orientimit titist të shoqërisë sonë të lirë” shkruan Tahiri.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, ia kanë prishur përgjithmonë shumë ëndrra Veton Surroit.

Ia kanë prishur ëndrrën e mëkëmbjes së Jugosllavisë, ëndrrën e Beogradit si epiqendër kulturore dhe politike të gravitimit të shqiptarëve, ëndrrën e orientimit titist të shoqërisë sonë të lirë.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, e kanë nxjerrë Kosovën nga periferia e historisë dhe e kanë bërë atë histori të suksesit, të pastër, të drejtë, të rreshtuar pro demokracisë dhe Perëndimit.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, e kanë bërë të pamundurën të mundshme, të paarritshmen të arritshme, dhe janë krenarë për atë çfarë kanë bërë.

Prandaj, Veton Surroi sot shfrenohet nga entuziazmi, sepse për shkak të Hashim Thaçit e Kadri Veselit i janë shuar përgjithmonë ëndrrat jugosllave me të cilat është ngjizur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat