Thaçi nuk mbërriti në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës i mbyllur nga pandemia, presidenti ndodhet në Austri

Aktuale

Thaçi nuk mbërriti në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës i mbyllur nga pandemia, presidenti ndodhet në Austri

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 06:44
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi nuk u kthye dot dje nga në Kosovë nga Austria, ku iu desh të ndërpriste udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara pasi Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën ndaj tij.

Aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është i mbullur për shkak të pandemisë, ndaj nuk ka informacion për mbërritjen e Thaçit. Ndërkaq takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nuk do të zhvillohet.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka lajmëruar tërheqjen pas aktakuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi. Nga ana tjeter ambasadori Grenell thotë se do të caktohet një datë tjetër per bisedimet Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat