Armend Zemaj ka një apel për ju

Aktuale

Armend Zemaj ka një apel për ju

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:30
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur lajm të mirë njoftimin e IKSHPK-së se mbrëmë janë konfirmuar 75 pacientë të shëruar dhe 69 raste të reja me Covid-19.

Sipas tij, kjo tregon punën e jashtëzakonshme që po bëhet në Klinikën Infektive nga heronjtë e situatës që ndodhemi.

“Krejt çka po bëjnë mjekët e infermierët dhe i gjithë stafi mjekësorë në këtë kohë, është që qytetarët të ndihen të sigurt. Andaj duhet që të gjithë të ruajmë qetësinë e ta ruajmë veten, familjarët e miqtë tanë. T’i ruajmë më të dashurit tanë duke i respektuar masat të rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe M.Sh”.

“Mbi të gjitha duhet të kujdesemi për veten që ta vlerësojmë punën e madh që po e bën stafi mjekësor që nga fillimi i kësaj pandemie”.“T’i bashkohemi atyre, të bëhemi edhe ne heronjtë. T’i respektojmë rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së virusi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat