Komunat veriore, Deçani e Hani i Elezit kanë zero raste aktive me koronavirus

Aktuale

Komunat veriore, Deçani e Hani i Elezit kanë zero raste aktive me koronavirus

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Deçani, Hani i Elezit janë komunat që atkualisht kanë zero raste aktive me koronavirus.

Në këto komuna janë shëruar të gjithë të infektuarit me COVID-19.

Sipas hartës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 22 mijë e 725 raste.

Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive, gjithsej 475. Vushtrria renditet e dyta me 313 raste ndërsa pas saj Prizreni me 262 raste pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat