Haradinaj e Mustafa takohen pa paralajmërim pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

Aktuale

Haradinaj e Mustafa takohen pa paralajmërim pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:59
Pamje nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë duke mbajtur një takim që nuk e kanë paralajmëruar më herët.

Takimi është duke e mbajtur në njërin prej hoteleve të Prishtinës, teksa nuk dihet arsyeja e tij.

Një takim i tillë vije pas zhvillimeve të fundit dramatike në Kosovë, pas përpilimit të aktakuzave nga Prokurori i Specializuar i Hagës për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Mediat aktualisht janë afruar tek vendi ku po mbahet takimi, teksa nuk dihet nëse do të ketë adresim para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat