KEK jep lajmin e mirë, shërohen nëntë punëtorë nga koronavirusi

Aktuale

KEK jep lajmin e mirë, shërohen nëntë punëtorë nga koronavirusi

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar për shërimin e nëntë punëtorëve nga koronavirusi.

KEK bën të ditur se numri i punëtorëve të prekur me Covid-19 ishte 13, me nëntë të shëruarit, numri i rasteve aktive është katër.

 “Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9) janë shëruar. Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre  e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe  janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus”, thuhet në njoftim.

KEK po ashtu ka vendosur të rikthejë orarin e punës në 12 orë për të shmangur lëvizjen e punëtorëve.

“Në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat