Ganimete Musliu publikon një video të “Gjarprit”: Me Serbinë e kam pas liri a vdekje dhe kurrë s’kam mbajtë maskë...

Aktuale

Ganimete Musliu publikon një video të “Gjarprit”: Me Serbinë e kam pas liri a vdekje dhe kurrë s’kam mbajtë maskë...

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:04
Sami Lushtaku, Hashim Thaçi dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka publikuar një video të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në këtë video, presidenti ishte mysafir në Oksigjen te Besim Dina kohë më parë ku ka treguar për lëvizjet e tij nëpër trojet shqiptare.

Thaçi në këtë video edhe i përgjigjet pyetjes së Besimit që ia bëri për nofkën e tij të quajtur “Gjarpër”.

Thaçi aty përgjigjet se kjo nofkë i ka mbetur pikërisht pas lëvizjeve të shumta që ka pasur në trojet shqiptare.

E këto lëvizje ai i përshkruan edhe me duar...

“Bashkëluftëtarët duke i pa këto lëvizjet e mia të shpeshta, dhe duke pa që Serbia nuk mund të na kapte thjeshtë, atëherë filluan thirrjet “Gjarpër” për shkak të lëvizjeve të mia të shpeshta...”, thotë ndër tjera presidenti në përgjigjen e tij.

Ai thotë e kundër Serbisë kurrë nuk është fshehur.

“Kurrë në jetën time unë si luftëtar nuk kam mbajt maskë. Me Serbinë e kam pas liri a vdekje”, thotë tutje Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat