“Ideja e korrigjimit të kufijve ishte e tij”, nga zyra e Bolton s’komentojnë deklarimet e Grenellit

Aktuale

“Ideja e korrigjimit të kufijve ishte e tij”, nga zyra e Bolton s’komentojnë deklarimet e Grenellit

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:18
Trump dhe Bolton

Nga Zyra e ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të Donald Trump nuk kanë dashur që t’i komentojnë deklarimet e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se ideja për korrigjimin e kufijve nuk ishte politikë e Trumpit por e John Boltonit.

“Jo, s’kemi koment”, ka thënë Sarah Tinsley nga zyra e Bolton.

Richard Grenell ditë më parë në një intervistë për Fox News kishte thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk kishte qenë politikë e presidentit Trump dhe se tashmë po i duhet të luftojë të gjitha thashethemet rreth një gjëje të tillë.

“Gjatë gjithë kohës unë duhet të luftojë thashethemet për shkëmbimin e territoreve, gjë që nuk është aspak politikë e Trump, një gjë e tillë u dëgjua nga Bolton”, kishte deklaruar Grenell.

Aktualisht raportet mes John Bolton dhe Donald Trump nuk janë fare të mira, pas paralajmërimeve të Bolton për publikimin e librit, të cilin Trump tentoi ta bllokojë për të mos dalë në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat