Trondit avokati i njohur: Ngjallni personat e vrarë, pastaj e zhbëni Gjykatën Speciale

Aktuale

Trondit avokati i njohur: Ngjallni personat e vrarë, pastaj e zhbëni Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2020 Në ora: 21:35
Gjykata Speciale

Avokati i njohur nga Drenasi, Gazmend Halilaj, është përfshirë në debatin që po zhvillohet as ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselit.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se për ta zhbë Gjykatën Speciale, duhet që të ngjallen qindra viktima të vrarë pas luftës në Kosovë.

Avokati tutje shkruan se duhet që të kompensohen të gjithë ata që i kanë linçua nëpër media, pastaj të ia kthejnë popullit pronat dhe milionat e vjedhur në emër të luftës.

E pas gjithë kësaj, sipas Halilajt mund të zhbëhet Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Image
Gazmend Halilaj

ËSHTË VETEM NJË MUNDESI PËR TA ZH'BERË GJYKATEN SPECIALE

Ngjallëni qindra të vrarë pas lufte vetem se menduan ndryshe.

Kthejani popullit pronat dhe milionat e vjedhura, në emer të luftës.

Kompenzojeni të gjithë ata qe linquat përmes mediave të kontrolluara dhe institucionet qe, për dy dekada vepruan nën kthetrat e juaja.

Sigurisht qe edhe Gjykata speciale do të zhbehet.

Në të kunderten ,,kot mbeshtjelleni me flamuj duke shitur patriotizëm të rremë.

Askush nuk do ta fal gjakun e familjarit të tij, pavarsisht kanosjeve dhe linqimeve qe i bëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat