Hoti: Kosova i plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Aktuale

Hoti: Kosova i plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:17
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti është kthyer nga vizita zyrtare në Bruksel, ka thënë që ka pasur takime të nivelit më të lartë, duke filluar nga presidenti i këshillit e presidenti i komisionit.

Hoti tregon që është diskutuar liberalizimi i vizave për kosovarët, ku Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, dhe ka pasur mirëkuptim të plotë nga komisioni evropian.

“Pranohet që Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat