Profesori i Parisit i jep ‘goditjen’ e fundit Hashim Thaçit e Baton Haxhiut, Gjykata Speciale ia ndali turrin shkatërrues

Aktuale

Profesori i Parisit i jep ‘goditjen’ e fundit Hashim Thaçit e Baton Haxhiut, Gjykata Speciale ia ndali turrin shkatërrues

Nga: N. H Më: 27 qershor 2020 Në ora: 13:17
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Kraki ka shkruar se Gjykata Speciale përveçse e ndali zhbërjen e Kosovës duke ia ndal turrin shkatërrues Hashim Thaçit, sipas tij, Specialja e nisi edhe zhbërjen e rrjetit strategjik që dinamizohej dhe mirëmbahej nga Baton Haxhiu.

Profesori thekson se kjo gjykatë ia ka eksploduar në ajër planin Baton Haxhiut dhe asht-lëpirësve që jargiteshin studiove të mbushura me injorancë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nezir Kraki

Dhe...
...nëse e shtjellojmë pa më mirë këtë punë na del që Gjykata speciale përveçse e ndali zhbërjen e Kosovës duke ia ndal turrin shkatërrues Hashim Thasit, ajo e nisi edhe zhbërjen e rrjetit strategjik pansllav që dinamizohej dhe mirembahej nga Baton Haxhiu prej vitesh, me synim dëmshpërblimin e Serbisë.

Edhe serbizimi (i papritur) i politikës së jashtme shqiptare është meritë e Batonit si afrues, përkthyes dhe sekser në mes Vuçicit dhe Rames. Kjo e ka prodhu pastaj personazhin qesharak Cakaj që njihet edhe si recutues permendshaxhi. Aty gjendet edhe sqarimi i pozicioneve pro serbe të Edi Rames, i cili kur e kuptoi se i doli boja, e mbylli gojen.

Dhe krejt kjo klikë sot do gjendej në Amerikë më perqafime e buzëqeshje rreth Vuçicit. Madje ai Recituesi Cakaj veç kishte mbrri ne Washington para tjereve derisa Pacolli po mbushte avioninne tij me kerozine për rrugën e gjatë që po i priste argatët e zhbërjës së Kosovës.

Nuk ka nevojë të jesh gjeni që këto lidhje të kuptohen. Mjafton të jesh i pashitur dhe i pavarur.
Tash Batoni na tregon se e humbem shansin historik për t’ia falë krimet e barbaritë shokut të tij, fashistit Vuçic dhe për t’u rikthyer në formatin për të cilin Batoni gjithmonë është munduar, dmth në Kosovën brenda ombrelles sllave.

Me fjalë tjera, Gjykata speciale ia ka eksplodu n’ajer planin Batonit dhe ashtlëpirsve që jargiteshin studiove të mbushura me injorancë.

Kaq e thjeshtë është kjo punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat