Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon sugjerimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që i ka bërë Thaçit

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon sugjerimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që i ka bërë Thaçit

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:08
Hashim Thaçi

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka sugjeruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të jap dorëheqje nga posti i Presidentit, pasi do të ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte ku do të dilte i pastër.

Miftari shkruan në Facebook se lufta e UÇK-së ishte e pastër në një luftë të ndrytë.

Ish-eprori i UÇK-së, thekson se Thaçi duke dashur që t’i ik përgjegjësisë ka filluar të i bëj favore Serbisë.

Postimi i plotë:

Qka te mbjellsh edhe e korr .

Miq të Kosovës nga DASH, Departamenti i shtetit Amerikan disa vite me radhë e kanë sugjeruar Hashim Thaçin që të jep dorëheqje nga posti i presidentit, dhe të ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte ku dot dilte i pastër pasi lufta e UÇK ishte dhe është luftë e pastër, në një luftë të ndytë.

Por erifi Thaçi duke dashur ti ik përgjegjësisë të vete ta shpëtoj vetveten ndaj disa krimeve të aranzhuara dhe të bëra edhe nga vet ai, i dashuruar pas pushtetit,pas pasurisë multi_ miljonshe,pas dashnoreve dhe pas postit të presidentit, i kapur ngushtë edhe nga dosjet Serbe vit për viti filloj ti bëj favore të një pas njëshme shtetit Serb duke tentuar ta paraqes veten te ndërkombëtarët se i vetmi ky mundet me bë kompromis dhe me majt stabilitet në Kosovë.

Këto favore i bëri shtetit Serb duke u lidh ngushtë edhe me lobe, qendra dhe individ ndërkombëtarë që ishin kundërshtarë të shtetësisë së Kosovës! Pik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat