Bashkëluftëtari i Zahir Pajaziti: Zahiri vdiq me dëshirën e flakët për një mitraloz, por kjo ishte arsyeja që nuk e kishte atë

Aktuale

Bashkëluftëtari i Zahir Pajaziti: Zahiri vdiq me dëshirën e flakët për një mitraloz, por kjo ishte arsyeja që nuk e kishte atë

Nga: N.Sh Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:55
Avni Ajeti dhe Zahir Pajaziti

Bashkëluftëtari i komandantit dhe heroit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti thotë se Zahir Pajaziti vdiq me dëshirën e flakët për të pasur një mitraloz.

Këto komente Ajeti i bëri në Facebook, derisa ka akuzuar disa persona që nuk ua ka publikuar emrat për mashtrim me financa.

Ai u ka reaguar disa personave që kanë thënë se kanë financuar UÇK-në, mirëpo shton se kur i kanë kërkuar parat nuk ua epshin.

Postimi i plotë:

Shumë mburrje e shumë fjalë nga njerz të dryshëm qe po thonë: e kemi ndihmu UÇK-në me financa.

E një pjesë tjerër i mbajti fshehurazi në vende të ndryshme, e kur i'a kërkuam nuk na i ipnin, e lere më t'a kërkoje djemët për ti shërbyer atdheut!

E Zahiri vdiq me deshirën e flakt për të poseduar një mitroloz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat