Takimi 3 orësh mes Mustafës me dy liderët Limaj dhe Haradinaj, ngjalli reagime të mëdha se për çfarë ata u takuan. Mirëpo ata u shprehën që tema kryesore e tyre ka qenë pandemia dhe rrezikimi i saj.
Në lidhje me këtë temë, profesori Binak Maxharraj përmes një postimi në facebok ka reaguar duke I parë jo të vërteta ato që thanë ata.
Sipas profesorit, e vërteta qëndron ndryshe, ata kanë biseduar për politikësepse këta janë njërezë qe flejnë dhe zgjohën më politikë në gojë, transmeton "Bota sot".
Postimi i plotë
LIDERËT:MALLI PËR SHOQI SHOQIN...?!
Lideret e partive politike ne Kosovë Isa Mustafa,Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj janë aq shumë afër,dhe janë aq shumë larg sa qe nuk po mujkan me u pa më shoqi shoqin.
E paskan pritur situatën politike pas dorëzimit te aktakuzës për krime te mundshme ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
që te takohën diku nëpër skuat e errëta te hoteleve të Prishtinës.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i thirri veçmas, e jo se bashku si ne rreshtë një nga një Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limajn.Secili nga këto takime pask zgjatë diku me shumë së tri orë,kuptohet me meze e raki rrushi e me uiski.
Ishtin konfidenciale takimet e tyre me shoqi shoqin,anipse aq afër por qe nuk ishin pa mes veti.
Paska biseduar ne takime te veçanta Isa Mustafa me Ramushin dhe Limajn.
Pas këtyre takime publiku u njoftua se mbrenda këtyre tri oreve nuk e kishin thanë asnjë fjalë për politikë.por për çfarë
Pra nuk paskan folë për politikë?!
A mos vallë paskan folë për borën e parvjeme me ferfllazë e furtunë e cila u shkaketoi qytetareve dëme te mëdha,ndoshta..
Por ndoshta edhe kanë mundur të flasin edhe për rriqnat e Malisheves duke diskutuar se çfarë duhet ndemmar qe kjo e keqe qe po i ndodhë për çdo vjetë Malishevës të eleminohet,ndoshta...ku më e dijtë se edhe për çfarë kanë biseduar tjetër...
Por unë jamë fortë i bindur se në këto takime te Isa Mustafës me Ramushin dhe Limajnë temë krysore nuk ka qenë pandemia,por bash politike,sepse këta janë njërezë qe flejnë dhe zgjohën më politikë në gojë.
Por me siguri janë takuar edhe për te diskutuar pozicionin e secilit prej tyre pas aktakuzës së ngritur nda Thaçit dhe Veselit.
Kjo është e vërteta e takimit te tyre.