Mustafa për aktakuzat: Pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes, ec e bëhu trim

Aktuale

Mustafa për aktakuzat: Pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes, ec e bëhu trim

Nga: D.RR Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:51
Isa Mustafa

Pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim!

Kështu ka shkruar në Facebook kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, duke iu referuar siç thotë ai, logjikës së “parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel nga Gjykata Speciale”.

I pari i LDK-së i ka shkruar se kjo gjykatë duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar dhe se nuk beson që aktakuza ndaj presidentit Thaçi është e qëllimshme për parandalimin e ndonjë marrëveshjeje.

Postimi i tij i plotë:

Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë
Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.
Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit.
Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar.
Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat