​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 2.542 të infektuar, 48 të vdekur dhe 1.148 të shëruar

Aktuale

​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 2.542 të infektuar, 48 të vdekur dhe 1.148 të shëruar

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 07:17
Ilustrim

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, 2.542 persona janë prekur nga kjo pandemi. Por që 1.148 janë shëruar plotësisht, ndërsa 47 kanë përfunduar me fatalitet.

Ky është njoftimi i ISKHPK-së:

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. Sot më 27 qershor 2020, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat