Të dhënat për të infektuarit dhe të vdekurit nga koronavirusi në komunat e Kosovës

Aktuale

Të dhënat për të infektuarit dhe të vdekurit nga koronavirusi në komunat e Kosovës

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:20
Ilustrim

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 590 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.

Nga ky numër, 1 mijë e 394 janë shëruar, kurse 48 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 148 sosh.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 551 raste.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 319 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 9 viktima, ndërsa ka 276 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.

Image
Harta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat