Nuk do ta besoni se sa miliona ka paguar diaspora për sigurimet në Kosovë prej vitit 2002

Aktuale

Nuk do ta besoni se sa miliona ka paguar diaspora për sigurimet në Kosovë prej vitit 2002

Nga: A.Zh Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se mërgimtarët nga viti 2002 kanë paguar më shumë se 200 milionë euro për sigurime në Kosovë.

Ai ka thënë se përmes këtyre milionave, janë pasuruar disa persona pa masë, duke e quajtur këtë të papranueshme, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar nga Qeveria që të ndërpriten tarifat e sigurimeve për bashkëatdhetarët, ndërsa për milionat e mbledhura deri më tani, sipas tij, duhet të themelohet një grup i pavarur dhe të hulumtojë keqpërdorimin e tyre.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Haraçi qindra milionësh për mërgimtarët shqiptarë!

Nuk do ta besoni se sa miliona ka paguar diaspora për sigurimet në Kosovë prej vitit 2002 e deri me tani shifra arrin më shumë se 200 milionë Euro.

Që nga paslufta, për 21 vite me radhë në hyrje të Kosovës kërkohet nga bashkatdhetarët të paguajnë Policën Kufitare për makinat e tyre. Prej vitit 2002 e deri në nëntor 2016, kompanitë e sigurimeve Kosovare, kanë mbledhur rreth 148 milionë euro nga tarifat e sigurimit kufitar, kryesisht nga mërgimtarët.

Këto miliona të cilat janë grumbulluar vite me radhë dhe nuk i kanë sjellë asnjë dobi shtetit tonë, përveçse disa persona janë pasuruar pa masë.

Nuk duhet harruar se çdo mërgimtar që vjen nga diaspora në Kosovë, zotëron një Sigurim Internacional (Kartën e Gjelbërt), e cila ju garanton një sigurim me një mbulesë prej afër 8 milion euro për një person në rast të një aksidenti fatal. Kurse, sigurimi i detyruar në hyrje të Kosovës mbulon jo më shumë se një shifër qesharake prej disa mijëra eurosh për person dhe në shumë raste nuk mbulon asgjë!

Kjo është e papranueshme që bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në diasporë t'ju vihet edhe kjo barrë kur ata janë kontributi më i madh që Kosova ka. Përllogaritjet e ekspertëve çmojnë se kontributi i diasporës arrin afër 750 milion Euro në vit.

Në emër të Republikanëve të Kosovës, REK kërkoj nga kjo Qeveri që menjëherë të ndërpriten këto Tarifa të Sigurimeve ndaj bashkatdhetarëve tanë të cilët janë duke kontribuar pamasë për vendin.

Kurse për milionat e mbledhura nga kjo Tarifë e Sigurimeve, duhet të themelohet një grup i pavarur dhe të hulumtojë keqpërdorimin e tyre dhe nëse verifikohen shkelje, të gjithë ata që rezultojnë të implikuar të dërgohen prapa hekurave.

FK

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat