Ish-këshilltari i Albin Kurtit “kapet” me Gent Cakajn, ja për çfarë e akuzon motrën e tij

Aktuale

Ish-këshilltari i Albin Kurtit “kapet” me Gent Cakajn, ja për çfarë e akuzon motrën e tij

Nga: A.Zh Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:23
Gent Cakaj dhe Albin Kurti

Elvis Hoxha, këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj, ka sqaruar se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve.

Ai ka thënë se Cakaj u vendos në këtë detyrë pasi ish-ministri Ditmir Bushati, nuk ishte dakord me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut për shkëmbim territoresh, përcjell Bota sot.

Hoxha ka akuzuar edhe motrën e Cakajt se ka ndihmuar Gjykatën Kushtetuese për të njëjtin projekt.

Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.

E keqja është se ka shumë institucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat