Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Aktuale

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:16
Kryesia e Kuvendit

Nesër pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit për të shqyrtimin e disa pikave.

Në një njoftim për media është treguar në detaje për të gjitha çeshtjet që do të hynë në shqyrtim.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën plenare këtë javë, por nuk ka arritur të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në njoftim përmendet edhe përgaditjet për mbajtjen e seancës tjetër plenare. 

Siç ka njoftuar zyra për media në mbledhjen e së hënës do të diskutohet:

 Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

  Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 dhe 23 qershor 2020:

 Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

 Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

 Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

 Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

 Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

III. Vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më 23 qershor 2020:

 Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

 Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 Pyetjet parlamentare,

 Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,

 Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

 Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat