​Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

​Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:52
Kryesia e Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e informacionit pranë Kuvendit të Kosovës.

Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftim.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e shtyrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, por ajo vjen pas thirrjeve të KMDLNJ-së për anulimin e takimeve, përfshirë edhe ato të komisioneve parlamentare, për shkak të gjendjes me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat